Në periudhen kohore 31/08/2015-15/02/2016, Qendra ka implementuar projektin: “Për femijët,me fëmijët në risk”. Pilotim i programit Kompasito për edukimin e fëmijëve, të adoleshentëve dhe stafeve për rritjen dhe fuqizimin e angazhimit dhe aktivizimit në mbrojtjen e të drejtave dhe pjesemarrjen në vendimmarrje.
Projekti u mbështet financiarisht nga Agjensia për Mbështetjen e Shoqërise Civile dhe u implementua në bashkëpunim me Drejtoritë Sociale dhe me Shërbimin Social Shtetëror në qytetin e Tiranes dhe Sarandës. Raporti përfundimtar i projektit dhe rezultatet ju vunë për dijeni Shërbimit Social Shtetëror dhe Ministrisë të Mirqënies Sociale dhe Rinisë. Nëpërmjet këtij projekti ASET rriti ndërgjegjësimin e personelit dhe fëmijëve në institucione rezidenciale publike për fëmijë dhe adoleshentë në lidhje me të drejtat e tyre dhe detyrimet e përgjegjësitë. Për të arritur qëllimin u përdor Manuali Kompasito (Manual për edukimin për të drejtat e fëmijëve) si një mënyrë shumë e mirë trajnimi. Ky projekt shërbeu si një pilotim i metodës Kompasito në Shqipëri për rritjen e ndërgjegjësimit të të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve.