CFARË NE BËJMË

Qendra për Administrim Social Ekonomik Territorial

Qendra “ASET” është themeluar në vitin 2014 si një organizatë jo fitimprurëse me qëllim promovimin e drejtësisë dhe të sigurisë sociale, paqes, zhvillimit, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.Qendra synon të sigurojë dinjitet dhe barazi, garantimin e të drejtave të personave, duke zhvilluar çdo formë të solidaritetit social ndërmjet individëve, duke luftuar cdo formë të varfërisë, duke promovuar iniciativa kulturore, edukative dhe asistencë ligjore, sociale dhe shëndetësore.

Anëtarët e Bordit dhe ekspertet e angazhuar nga Qendra “ASET” per implementimin e projekteve jane me eksperience te gjate ne fushën sociale për mbrojtjen, promovimin dhe advokimin e të drejtave të njeriut si dhe kanë aftësi shumë të larta profesionale në hartim politikash sociale si dhe eksperiencë të gjatë në organizata të shoqërisë civile.

Aspekt domethënës i Qendrës “ASET” gjatë viteve të aktivitetit të saj është se ajo bashkëpunon me institucione në nivel Lokal e Qëndror për të garantuar sukses në arritje të objektivave dhe qëndrueshmëri dhe vazhdueshmëri të rekomandimeve të hartuara si pasojë e studimeve dhe analizave.

Ndër vite, janë implementuar projekte sociale për edukimin e fëmijëve, të adoleshentëve dhe stafeve në qendra publike të fëmijëve, për rritjen dhe fuqizimin e angazhimit dhe aktivizimit në mbrojtjen e të drejtave tyre. Manualet e përgatitura nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve janë një aset për të gjithë profesionistët që do t’i përdorin ato. Trajnimet e realizuara në Qendrat për Fëmijët në Situatë Rruge në qytetin e Tiranës dhe atë të Shkodrëspër personelin që punon me fëmijët në situatë rruge dhe fëmijët që marrin shërbim nga këto qëndra u aftësuan që në vazhdimësi të bashkëpunojnë për të identifikuar çështje të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, mënyrat më të përshtatshme për të menaxhuar rastet duke konsideruar çdo fenomen të shfaqur nga fëmijët dhe mënyrën e ndërveprimit mes personelit dhe fëmijëve që në shfaqjet më të para të problemeve sociale. Ky program është arritur nëpërmjet bashkëpunimit me Save the Children dhe Terre des Hommes.

Në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNDP Qendra ASET, ka modeluar për herë të parë shërbimin e asistencës shtëpiake e cila realizohet në shtëpitë për të moshuarit në nevojë. Ky shërbim u modelua nëpërmjet vlerësimit të nevojave për shërbime të përkujdesit në familje për të moshuarit që janë rezidentë në Bashkinë e Tiranës dhe u dizenjua modeli i shërbimeve alternative duke iu referuar praktikave më të mira të vendeve të rajonit për ndihmë dhe përkujdesje sociale, respektimit të dinjitetit dhe të drejtave të të moshuarve, me qëllim stimulimin e pavarësisë dhe integritetit social tek mosha e tretë. Modeli i përzgjedhur i shërbimit të asistencës shtëpiake u standardizua nëpërmjet manualeve dhe protokolleve të punës, standardit të ofrimit të këtij shërbimi me figura profesionale, si dhe u kostua për të patur paketë të plotë të ofrimit të këtij shërbimi inovativ, si i pari në Shqipëri.

Duke filluar nga 9 Gusht 2019 dhe në vazhdim Qendra ASET po zhvillon programin e shërbimit alternativ të kujdestarisë së përkohshme, si një nga shërbimet e domosdoshme në përgjigje të deinstitucionalizimit të fëmijëve. Qëllimi i tij është të ndërgjegjësojë komunitetin mbi rëndësinë e këtij shërbimi si dhe të mundësojë identifikimin dhe trajnimin e familjeve kujdestare. Ky program mbështetet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri dhe organizata TLAS në kuadër të projektit “Zhvillimi i OSHC-ve për Familjet Kujdestare në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Në kuadër të këtij projekti janë zhvilluar fushata ndërgjegjësimi me komunitetin si dhe workshope dhe sesione informimi me profesionistë të shërbimit social të pushtetit lokal dhe qëndror që ofrojnë shërbimin e kujdestarisë alternative.

Risia e këtij programi që ASET ofron për shoqërinë civile dhe për aktorët institucionalë është Protokolli i Punës për të gjithë profesionistët që do të ofrojnë këtë shërbim.

Gjatë viteve, Qendra ASET për të favorizuar informimin dhe debatin mbi temat që lidhen me aktivitetet sociale dhe iniciativat e qendrës si dhe për promovimin e rritjes kulturore dhe humane të shoqërisë ka realizuar dhe shpërndarë botime (manuale, broshura, fletpalosje, protokolle per profesioniste, analiza ekspertësh etj), periodike, audio-vizive, duke përdorur median e shkruar dhe elektronike si dhe mjete të tjera të komunikimit masiv.

Në fushën e turizmit, Qendra ASET ka patur bashkepunim me Bashkinë Tiranë, për të promovuar qendrat turistike te Tiranes – te historise dhe vlerave kulturore te trevave shqiptare nepermjet guidave turistike te ofruara nga te rinj te veshur me kostume popullore. Kjo ide ishte e re dhe e parealizuar më parë në Shqipëri. Një ide e cila e konkretizoi prezantimin e vlerave dhe kulturave të trevave Shqiptare. Ide e vlerësuar si nga turistët, po kështu dhe nga të rinjtë që ofronin këtë shërbim, pasi Qendra ASET synon të promovojë përfshirjen e të rinjve jo vetëm duke përvetësuar historinë dhe kulturën e vendit ku jetojnë, por dhe duke e përhapur atë te turistët e huaj. Punësimi i të rinjve është një prioritet për bashkinë e Tiranës, promovimi i tyre prioritet për Qendrën ASET.

Në kuadër të 100 vjetorit të Tiranës si Kryeqytet, ASET është duke promovuar 100 vite histori si dhe vlera kulturore të trevave shqiptare nëpërmjet të rinjve të veshur me kostume tradicionale me qëllimin për të shndërruar 100 vjetorin e Tiranës në një destination të rëndësishëm  turistik, për ta bërë  përvojën e turistëve dhe udhëtarëve të huaj në Tiranë të pa harruar. Të rinjtë e veshur me kostume popullore janë “ambasadorët” e Shqipërisë reale dhe interpretues të vlerave dhe të trashëgimisë tonë kulturore. Të fotografuar edhe nga fotograf profesionist ata do të kenë kartolinat më të bukura për të promovuar kryeqytetin 100 vjecar.

Ndër të tjera Qendra ASET promovon integrimin social, kulturor, shkollor dhe punësimin e emigrantëve, njerëzve në nevojë, edhe nëpërmjet asistencës sociale dhe shëndetësore, qendrave ditore, formimit gjuhësor, kulturor dhe profesional.

ASET është promotore përtë nxitur dhe hulumtuar praktikat bashkohore në fushën e shërbimeve sociale inovative, shërbime kulturore, arsimore dhe shëndetësore në favor të të gjitha grupeve vulnerabël të shoqërisë.

Design by Gremza