Kush jemi
Qendra ASET është një organizatë jofitimprurëse e themeluar ne vitin 2014, me një histori të gjatë suksesi dhe angazhimi në përmirësimin e jetës së komuniteteve lokale dhe rajonale, duke pasur në themel të veprimtarise së saj humanizmin, përkushtimi dhe profesionalizmi.
Si pjesë e strategjisë sonë për të krijuar ndikim të qëndrueshëm, ne kemi ndërtuar një rrjet të fuqishëm partnerësh ndërkombëtarë dhe lokalë. Këto partneritete na kanë ndihmuar të zgjerojmë aktivitetet tona dhe të përfitojmë nga përvojat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare, ku mund të përmendim Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Qarkut Tiranë, Bashkia Tiranë, Bashkia Shkodër, Fshatrat e fëmijëve SOS-Shqipëri, AMSHC, UNDP, UNICEF, Save the Children, Terre des hommes, IADSA, Regione Liguria, Regione Marche etj
- Lider në hartimin dhe implementimin e Politikave Sociale: Qendra Aset synon të ndërtojë një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë duke ofruar eksperiencën e saj në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave që adresojnë sfida sociale, duke përfshirë pabarazinë, varfërinë, arsimin, shëndetësinë dhe mirëqenien e grupeve. vulnerabël në shoqëri. Në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Shërbimin Social Shtetëror, UNDP, Këshilli i Qarkut Tiranë, Bashkinë Tiranë, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, UNICEF, IADSA, Regione Liguria, Regione Marche, Bashkia Durrës, Bashkia Kavajë.
- Promovues i Turizmit të Qëndrueshëm dhe trashëgimisë kulturore: Duke përqafuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, ne kemi kontribuar në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit tonë. Qendra Aset me aktivitetet e saj ka nxitur përfshirjen e komuniteteve lokale duke krijuar një ndjenjë të përbashkët përgjegjësie për mbrojtjen dhe zhvillimin e këtyre pasurive në partneritet me disa projekte me Bashkinë Tiranë, Kongresin Rinor Kombëtar etj
- Të drejtat e fëmijëve: Qendra Aset ka dhënë kontributin e saj të vazhdueshëm në edukimin e fëmijëve për të rritur angazhimin dhe aktivizmin në mbrojtjen e të drejtave dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje. Ne kemi mbështetur shërbimin e kujdestarisë alternative përmes rritjes së ndërgjegjësimit publik, për të garantuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të standardizuara për fëmijët pa kujdes prindëror përmes identifikimit dhe trajnimit të familjeve të mundshme të kujdestarisë në partneritet me AMSHC, Save the Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, “Terre des homes”, Bashkia Tiranë, Bashkia Sarandë dhe Bashkia Shkodër.
- Formimi Profesional: Qendra ASET ka një përvojë të pasur dhe të larmishme në fushën e trajnimeve, veçanërisht në sektorin shëndetësor dhe social, duke kontribuar në përmirësimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve social, mjekëve, psikologëve, infermierëve etj. Një nga iniciativat më të rëndësishme ka qenë organizimi i trajnimeve për mjekët e familjes dhe personelin e përfshirë në reformën e vlerësimit të aftësisë së kufizuar sipas modelit biopsikosocial. Të gjitha këto trajnime të ofruara nga ASET kanë qenë të akredituara nga Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore dhe jane zhvilluar në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, UNICEF dhe UNFPA
- Shëndetësi: Qendra ASET është një organizatë jofitimprurëse me një angazhim të thellë për të përmirësuar cilësinë e shëndetit publik dhe për të siguruar qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga vendndodhja apo gjendja ekonomike, përmes programeve të ndryshme që mbulojnë një gamë të gjerë shërbimesh, nga parandalimi i sëmundjeve dhe mbështetja e kujdesit të vazhdueshëm te cilat i ka realizuar me mbështetjen e Agjensisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, UNICEF për reformen e aftësisë së kufizuar.
- Zhvillimi Rural: Qendra ASET ka dhënë vazhdimisht kontributin e saj në fuqizimin e komuniteteve lokale duke i përfshirë ata direkt në zinxhirin e vlerës së turizmit. Historia e pasur, Trashëgimia kulturore, bukuritë natyrore, entografia, kulinaria, agroturizmat dhe artizanet, kryesisht të Shqipërisë së mesme dhe trevës së Tiranës, kane qenë fokusi i promovimit i Qendrës ASET në partneritet me Bashkinë Tiranë.
- MICE: Qendra ASET ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e industrisë së MICE, duke kontribuar në mënyrë aktive në organizimin e një sërë ngjarjesh të suksesshme, përfshirë konferenca, workshop-e dhe ekspozita. Përmes angazhimit tonë të vazhdueshëm, ne kemi krijuar një platformë që mbështet inovacionin, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive midis aktorëve të ndryshëm. Përmendim këtu eventin e promovimit të Guidës Fetare në simpoziumin “Bashkëjetesa fetare – traditë dhe kulturë” mundësuar nga Bashkia Tiranë, ekspozitën e organizuar në zemër të qytetit të Tiranës në kuader të projektit “Kryeqyteti 100 vjeçar- ndërmjet Kulinarisë & Etnografisë, më tej dialogun ndërmjet nivelit lokal”, në bashkëpunim me UNICEF kemi realizuar një forum në rang vendi në kuadër të platformës së forumeve për të forcuar rajonal dhe qendror në procesin e zbatimit të vlerësimit biopsikosocial dhe forcimin e lidhjeve me mekanizmin vendor të referimit, ofruesit e shërbimeve dhe profesionistëve në fushën sociale.