AL | EN

TRAJNIME

Qendra ASET ndër vite, ka implementuar projekte sociale për edukimin dhe trajnimin e fëmijëve, të adoleshentëve dhe stafeve në qendra publike të fëmijëve, për rritjen dhe fuqizimin e angazhimit dhe aktivizimit në mbrojtjen e të drejtave tyre. Trajnimet e realizuara në Qendrat për Fëmijët në Situatë Rruge në qytetin e Tiranës dhe atë të Shkodrës për personelin që punon me fëmijët në situatë rruge dhe fëmijët që marrin shërbim nga këto qëndra u aftësuan që në vazhdimësi të bashkëpunojnë për të identifikuar çështje të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, mënyrat më të përshtatshme për të menaxhuar rastet duke konsideruar çdo fenomen të shfaqur nga fëmijët dhe mënyrën e ndërveprimit mes personelit dhe fëmijëve që në shfaqjet më të para të problemeve sociale. Ky program është arritur nëpërmjet bashkëpunimit me Save the Children dhe Terre des Hommes.
ASET gjithashtu me mbështetjen e UNICEF ne kuader te projektit “Ndërtimi i kapaciteteve të profesionistëve vendas për të kuptuar reformën e aftësisë së kufizuar” ka realizuar trajnime te akredituara nga Qendra Kombetare e Edukimit ne Vazhdim.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një program ambicioz për të reformuar mënyrën e vlerësimit të aftësisë së kufizuar. Reforma kërkon kalimin e vlerësimit të aftësisë së kufizuar nga modeli mjekësor në atë psiko-social në përputhje me standardet ndërkombëtare (ICF). Komisionet multidisiplinare janë ngritur në 12 qarqe, megjithatë, që sistemi të funksionojë, personeli shëndetësor dhe i kujdesit social duhet të ketë njohuri për sistemin e ri dhe duhet të dijë të informojë apo referojë personat me aftësi të kufizuar. Prandaj, MHSP dhe SHSSH kanë identifikuar nevojën për ngritjen e kapaciteteve të të gjithë stafit përkatës shendetesor dhe të mirëqenies sociale. MHSP dhe UNICEF bashkëpunoi me ASET për të rritur kapacitetin e profesionistëve shëndetësorë dhe personelin e mirqënies sociale në katër Qarqe; Shkoder, Vlorë, Lezhë dhe Korcë.
ASET ka realizuar rritjen e kapaciteteve të stafeve që ofrojnë shërbime të përkujdesit social në Sarandë, si dhe në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë përmes trajnimeve interaktive që garantojnë pjesëmarrjen e fëmijëve në vendimarrje dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Gjithashtu janë zhvilluar trajnime në 4 Qendra për fëmijët në situatë rruge.Trajnimi konsistoi në informimin e fëmijëve përfitues të këtyre shërbimeve,nëpërmjet trajnimeve jo-formale sociale për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje duke njohur të drejtat dhe përgjegjësitë e duke ndërvepruar me edukatorët e personelin. Ky trajnim u pa me shumë interes nga personeli, të cilët theksuan aplikimin e dijeve të reja edhe në praktikat e të ardhmes.Përdorimi i metodës “Compasito” rezultoi i suksesshëm duke patur parasysh interesin dhe përfshirjen e fëmijëve gjatë realizimit të lojrave.
Në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNDP; Qendra ASET, ka modeluar për herë të parë shërbimin e asistencës shtëpiake e cila realizohet në shtëpitë për të moshuarit në nevojë. Modeli i përzgjedhur i shërbimit të asistencës shtëpiake u standardizua nëpërmjet manualeve dhe protokolleve të punës, standardit të ofrimit të këtij shërbimi me figura profesionale, si dhe u trajnuan profesionistë të shërbimit social të Njësive Administrative të Tiranës. Gjithashtu në kuadër të këtij projekti janë trajnuar edhe studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale për ofrimin e asistencës shtëpiake si një shërbim i ri alternativ për të moshuar në nevojë.
Qendra ASET ka realizuar trajnimin e familjeve me potencial për tu bërë familje kujdestare të përkohshme. Shërbimi alternativ i kujdestarisë së përkohshme është një nga shërbimet e domosdoshme në përgjigje të deinstitucionalizimit të fëmijëve. Trajnimet janë realizuar në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit dhe forcimi i kapacitetit në shërbimet e kujdestarisë” Ky program mbështetet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shëipëri dhe organizata TLAS në kuadër të projektit “Zhvillimi i OSHC-ve për Familjet Kujdestare në Shëipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Në kuadër të projektit “MOSHIMI-Vlere njerezore, PERKUJDESJA- kontributi yne” Qendra ASET ka zhvilluar trajnime për Operator Social. Një figurë profesionale e re shumë e domosdoshme në ofrimin e shërbimit të asistencës shtëpiake për të moshuar në nevojë. Risia e këtij programi trajnimi që ASET ofron për operatorë socialë është Protokolli i Punës për të gjithë profesionistët që do të ofrojnë këtë shërbim.
Gjatë viteve, Qendra ASET për të favorizuar informimin dhe debatin mbi temat që lidhen me aktivitetet sociale dhe iniciativat e qendrës si dhe për promovimin e rritjes kulturore dhe humane të shoqërisë ka realizuar dhe shpërndarë botime (manuale, broshura, fletpalosje, protokolle per profesioniste, analiza ekspertësh etj), periodike, audio-vizive, duke përdorur median e shkruar dhe elektronike si dhe mjete të tjera të komunikimit masiv.
Ndër të tjera Qendra ASET promovon integrimin social, kulturor, shkollor dhe punësimin e emigrantëve, njerëzve në nevojë, edhe nëpërmjet asistencës sociale dhe shëndetësore, qendrave ditore, formimit gjuhësor, kulturor dhe profesional.
ASET është promotore për të nxitur dhe zhvilluar praktikat bashkohore në fushën e edukimit në vazhdim në favor të të gjitha grupeve vulnerabël të shoqërisë por edhe të profesionistëve. Qendra përgatit profesionistë të rinj në profile të ndryshme duke rritur konkurueshmërinë e tyre në tregun e punës të paisur dhe me certefikatë trajnimi të akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim. Trajnimet në Qendrën ASET drejtohen nga ekspertë të spikatur për përvojën dhe aftësitë e shkëlqyera profesionale, si dhe ato kërkimore – shkencore.