TURIZEM

Në fushën e turizmit, prej disa vitesh, Qendra ASET ka promovuar qendrat turistike te Tiranës – të historisë dhe vlerave kulturore të trevave shqiptare nëpermjet guidave turistike të ofruara nga të rinj të veshur me kostume popullore. Kjo ide ishte e re dhe e parealizuar më parë në Shqipëri. Një ide e cila e konkretizoi prezantimin e vlerave dhe kulturave të trevave Shqiptare. Ide e vlerësuar si nga turistët, po kështu dhe nga të rinjtë që ofronin këtë shërbim, pasi Qendra ASET synon të promovojë përfshirjen e të rinjve jo vetëm duke përvetësuar historinë dhe kulturën e vendit ku jetojnë, por dhe duke e përhapur atë tek turistët e huaj. Punësimi i të rinjve dhe promovimi i tyre është njv ndër prioritet për Qendrën ASET.

Në kuadër të 100 vjetorit të Tiranës si Kryeqytet, ASET promovoi 100 vite histori si dhe vlera kulturore të trevave shqiptare nëpërmjet të rinjve të veshur me kostume tradicionale me qëllimin për të shndërruar 100 vjetorin e Tiranës në një destination të rëndësishëm  turistik si dhe për ta bërë  përvojën e turistëve dhe udhëtarëve të huaj në Tiranë të pa harruar. Të rinjtë e veshur me kostume popullore u kthyen në “ambasadorët” e Shqipërisë reale dhe interpretues të vlerave dhe të trashëgimisë tonë kulturore.

Projekti i fundit “TIRANA – Kryeqyteti 100 vjecar – ndërmjet Kulinarisë & Etnografisë” ofroi një aktivitet 2 ditor atraktiv për Qytetin e Tiranës sepse për herë të parë brenda një zone turistike dhe qendër të Tiranës sic është “Pazari i Ri” u organizua një aktivitet i cili njëkohësisht përmbante dy pole që në vetvete janë dy kolona dhe vlera të traditës së këtij qyteti rreth 400 vjecar, kulinaria dhe etnografia.  Ekspozita që u bë në një nga sheshet e pazarit të ri ishte si një libër i hapur për këtë qytet ku pjesmarrësit dhe të ftuarit munden ta vizitojnë. Përsa i përket akademive dhe shkollave të  kuzhinës, ishin shumë të interesuara për të qënë promotorë të përcimit të këtyre vlerave të Tiranës në 100 vjetor nga e shkuara në të ardhmen. Të ftuarit e tjerë patën shumjë interes  jo vetëm për të njohur por edhe për të prekur nga afër historinë ( kulinari dhe etnografi) të këtij kryeqyteti 100 vjecar dhe të këtij qyteti 400 vjecar.

Pjesmarrja në aktivitet ishte shumë e kënaqshme duke përfshirë institutet kulinare dhe Agroturizmat në kryeqytet. Në të dy ditët e aktivitetit pati shumë pjesmarrje nga komuniteti dhe vizitorë. Së pari vizitorët ndaleshin në ekspozitën me 30 telajo të cilat prezantonin me foto por edhe me tekst të shkruar trashëgiminë etnografike të zonës së Tiranës. Në telajo pasqyroheshin foto të kostumeve popullore por edhe të elementëve të vecantë të kostumeve të tilla si jelekë, breza, bizhuteri femrash, paja të nuseve si dhe shumë elementë të tjerë. Ekspozita gjithashtu pasqyronte foto të hershme të Kryeqytetit (Vitet 1920) si dhe foto të objekteve kulinare të përdorura për gatim nga familje tiranase para shumë vitesh.

Përvec ekspozitës vizitorët ndaleshin në tendat e artizanëve. Aty u sollën punime shumë interesante të tilla si qilima, punime druri, punime dore etj.

Të rinjtë të veshur me Kostume popullore mirëprisnin pjesmarrësit në aktivitet, i orientonin në brendësi të sheshit të Pazarit të Ri ku dhe zhvillohej aktiviteti. Secili prej tyre shpjegonte se cili ishte qëllimi i aktivitetit, cilat janë veshjet tradicionale të Tiranës duke i ndarë në veshje fshati, veshje qyteti etj si dhe duke shpjeguar edhe mbi gatimet dhe elementët specifikë kulinarë. Për ata që dëshironin foto me kostumet popullore të rinjtë ofroheshin për të bërë dhe më të bukur kujtimin e vizitorëve si dhe ofronin zarfin me 12 kartolina me pamje nga Tirana.

ASET është promotore për të nxitur dhe zhvilluar turizmin në Shqiperi, pasi ajo disponon potenciale natyrore, kulturore dhe historike. Turizmi është tashmë një sektor ekonomik me ndikim të madh që synon të plotësojë kërkesat e qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të huaj për vizita kulturore, kohën e lirë, shëndetin dhe sportin, akomodimin, ushqimin dhe argëtimin,etj, duke ndryshuar pozitivisht strukturën ekonomike, duke krijuar vende të reja pune dhe të ardhura të konsiderueshme, si dhe duke kontribuar në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

 

 

Design by Gremza