Të bëhemi katalizator i ndryshimeve të guximshme që transformojnë rrënjësisht jetën e komuniteteve, duke vendosur standarde të reja në mbrojtjen e të drejtave, edukimin dhe përfshirjen sociale. Synojmë një shoqëri ku çdo individ ka mundësi të barabarta për zhvillim dhe ku trashëgimia kulturore dhe burimet natyrore janë të ruajtura dhe të promovuara si bazë për një ekonomi të qëndrueshme. Duke përkrahur turizmin e qëndrueshëm dhe zhvillimin rural sipas modeleve më të avancuara të Bashkimit Europian, ne synojmë të fuqizojmë komunitetet lokale, të ruajmë trashëgiminë kulturore dhe të kontribuojmë në ndërtimin e një ekonomie të fortë dhe të integruar me tregun evropian. Përmes këtyre përpjekjeve, aspirata jonë është të përshpejtojmë përputhjen me objektivat e BE-së dhe të krijojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të barabartë për brezat e ardhshëm.