AL | EN

EDUKIM

Trajnime

Trajnimet e dobishme, praktiketë përditësuara me njohuritë dhe teknikat inovatore, u shërbejnë të gjithë personave të interesuar, institucioneve dhe organizatave për t’u përmirësuar dhe realizuar arritje profesionale domethënëse.

Filozofia e Qendrës ASET në ndërtimin e kapaciteteve është të inkurajojmë pjesëmarrësit të angazhohen maksimalisht e të vetësfidohen gjatë trajnimit. Përvoja e ekspertëve trajnues, kontributi dhe rezultatet e vetë pjesëmarrësve shërbejnë si bazë për të stimuluar reflektimin dhe kreativitetin. Me shembujt konkretë, rastet studimore, seancat “brainstorm” dhe seancat me role te luajtur nga pjesëmarrësit në situata të caktuara, trajnimet janë interaktivë dhe shumë tërheqës. Ne jemi të kujdesshëm që ti sigurojmë dhe ofrojmë pjesmarrësve në trajnime, praktika dhe trajnime të përshtatura për nevojat dhe zhvillimin e tyre. Sot, sfida nuk është për të gjetur një trajner ose përmbajtje për trajnimin tuaj të ardhshëm. Por për të gjetur një ekspert që i kupton nevojat tuaja unike ose harton, zbaton dhe vlerëson zgjidhje të personalizuara vetëm për ju dhe ofron trajnim me standarte dhe mbi të gjitha të akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim.

 

Qendra ASET përgatit profesionistë të rinj në profile të ndryshme duke rritur konkurueshmërinë   e tyre në tregun e punës të paisur dhe me certefikatë trajnimi të akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim. Trajnimet në Qendrën ASET drejtohen nga ekspertë të spikatur për përvojën dhe aftësitë e shkëlqyera profesionale, si dhe ato kërkimore – shkencore.

Në ‘”ASET” ndërtohen kapacitetet profesionale; sigurohet pajisja e të gjithë pjesëmarrësve me njohuri, aftësi, dhe atribute për të patur sukses gjatë karrierës së tyre.