AL | EN

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve

Në kuadër të skemës së granteve të projektit “Përfshirja e Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga “Save the Children” në partneritet me “Terre des homes” në Shqipëri, Qendra ASET  implementoi Projektin: “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve. Metoda Kompasito – metodë ndërvepruese trajnimi për fëmijët dhe profesionistët e rrjetit të Qendrave për Fëmijët në Situatë Rruge.” Nga ky projekt përfituan rritje kapacitetesh profesionistët e 4 Qendrave për Fëmijët në Situatë Rruge në qytetin e Tiranës dhe të Shkodrës. Nëpërmjet tavolinës së rrumbullakët në fund të projektit përmes informimit mbi rezultatet e projektit u arrit ndërgjegjësimi i aktorëve që ofrojnë shërbime të përkujdesit social për rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje duke respektuar të drejtat e tyre si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së fëmijëve në vendimmarrje e më tej në ndërveprim.

Personeli i qëndrave për fëmijët në situatë rruge dhe fëmijët që marrin shërbim nga këto qendra u  aftësuan që në vazhdimësi të bashkëpunojnë për të identifikuar çështje të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, mënyrat më të përshtatshme për të menaxhuar rastet duke konsideruar çdo fenomen të shfaqur nga fëmijët dhe mënyrën e ndërveprimit mes personelit dhe fëmijëve që në shfaqjet më të para të problemeve sociale.

Ky projekt, përmes ndërgjegjësimit të strukuturave publike në nivel qëndror dhe vendor, përmes  shpërndarjes së moduleve të trajnimit dhe broshurave të cilat  u publikuan, mundesoi përmirësimin e cilësise se ofrimit të shërbimeve sociale në këto qëndra. Personeli i qëndrave u trajnua për të shërbyer në vazhdimësi si profesionistë përgjegjës për mbikqyrjen e efektivitetit të qasjes së mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në qëndrat e përkujdesit shoqëror. Gjithashtu, personeli u aftesua për trajnimin e anëtarëve më të rinj në këto qëndra dhe do  të shërbejnë si trajnerë për personelin e brendshëm dhe për stafet e qendrave të tjera. Ndërkohë, fëmijët u aftësuan dhe krijuan integritetin e tyre nëpërmjet këtyre metodologjive të reja për pjesëmarrje në vendimmarrje, dhe krijimin e identitetit dhe pavarësisë së tyre.

Pas përfundimit të projektit manualet kompasito të hartuara për Qendrat për fëmijët në Situatë Rruge u përvetësuan dhe në planet mujore të punës së këtyre qendrave u përfshinë edhe lojra Kompasito.

Manualet e hartuara për ndërveprimin, angazhimin në vendimmarrje, aktivizmin, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe trajnimet e zhvilluara, do të shërbejnë që ky model i ri i ndërveprimi dhe aftësimit të fëmijëve për vendimmarrje dhe nëpërmjet lojërave të zbatohet në një rang më të gjerë.