AL | EN

RRETH NESH

Qendra për Administrim Social Ekonomik Territorial ka nisur aktivitetin e saj ne 2014.
Fokusi i saj janë veprimtaritë dhe aktivitetet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut por edhe të ofrimit të shërbimeve në favor të kategorive në nevojë.

Në këtë kuadër, ASET është angazhuar në të gjitha fushat duke dhënë e ofruar kontributin e saj në cdo aspekt që ka lidhje me qasjen e ciklit të jetës. Cdo veprimtari që lidhet me fëmijët, të rinjtë, gratë, dhe të moshuarit ka marrë përparësi në advokimin për mbrojtjen e të drejtave të kategorive vulnerabël dhe sidomos synimi kryesor është ofrimi i shërbimeve.

Ndërsa për fëmijët është punuar shumë në drejtim të krijimit të një standarti të ri në lidhje me ofrimin e shërbimeve për fëmijët, sipas praktikave më të mira europiane të cilat kanë në themel të tyre ngritjen e kapaciteteve të figurave profesionale të shërbimeve sociale sipas metodikave të aprovuara nga bashkimi Europian. Metodat bashkohore parashikojnë lojën si një nga instrumentat më të mirë për të përcuar dijet në aspektin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, realizuar nga dhe me fëmijët e edukatorët e tyre. Shërbimi i ofruar, në kuadër të projekteve të partnerëve tanë nuk është kufizuar vetëm tek individi por edhe te familja dhe mirëqenia e fëmijëve por dhe profesionalizmi i armatës së stafeve drejtuese dhe ofrues të shërbimeve.

Qendra ASET ka zhvilluar programin e shërbimit alternativ të kujdestarisë së përkohshme, si një nga shërbimet e domosdoshme në përgjigje të deinstitucionalizimit të fëmijëve. Qëllimi është të ndërgjegjësojë komunitetin mbi rëndësinë e këtij shërbimi si dhe të mundësojë identifikimin dhe trajnimin e familjeve kujdestare. Ky program u mbështetet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri dhe organizata TLAS në kuadër të projektit “Zhvillimi i OSHC-ve për Familjet Kujdestare në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Në kuadër të këtij projekti janë zhvilluar fushata ndërgjegjësimi me komunitetin si dhe ëorkshope dhe sesione informimi me profesionistë të shërbimit social të pushtetit lokal dhe qëndror që ofrojnë shërbimin e kujdestarisë alternative por edhe janë trajnuar familje kujdestare dhe janë mbështetur në procedurat e përgatitjes së dokumemtave për të aplikuar në gjykatë për marrjen e kujdestarisë.

Qasja e ciklit të jetës vijon me të rinjtë dhe problematikat e lidhura me këtë grupmoshë, duke filluar nga mbështetja e tyre nëpërmjet kurseve profesionale, krijimit të rrjeteve të vullnetarizmit dhe kontributit që ata duhet të ofrojnë në shoqëri, përfshirjen e tyre në jetën aktive të qytetit dhe deri në punësimin e tyre.

Ndërsa fasha më e rrezikuar e popullsisë mbeten të moshuarit e vetmuar dhe me probleme social- ekonomike. Qendra ASET në cdo vit të krijimit të saj ka kontribuar vullnetarisht nëpërmjet rrjeteve të vullnetarëve duke asistuar nga afër të moshuarit e vetmuar që jetojnë në institucione dhe qendra përkujdesi. Dëshmitë e cdo të moshuari, na shtynë që të ndërmarrim inisiativën për të dedikuar “Një orë nga jeta jonë” cdo javë e cdo muaj për t’i vizituar të moshuarit në institucione dhe për të qenë së bashku me ta në cdo ditë feste në mënyrë që festat e tyre të ishin të festuara së bashku dhe jo të vetmuara.

Grupet e të rinjve vullnetarë e lehtësuan këtë shërbim dhe këto ditë vizitash miqësore me ardhjen e tyre dhe krijimin e një shërbimi të qëndrueshëm dhe efikas. Por, në këtë kontekst përfaqësuesit e qendrës ASET perceptuan më së miri nevojën e një shërbimi alternativ ndaj institucioneve dhe shhtëpive të përkujdesit. Shërbimi i asistencës shtëpiake do të jetë shërbimi i duhur social dhe përkujdesës për të moshuarit në banesat e tyre, dhe jo qëndrimi në institucione.

Për këto arsye, por dhe në konkurim të hapur, ne shprehëm kërkesën për t’u mbështetur nga partnerët si UNDP dhe Bashkia Tiranë, pikërisht për modelimin e shërbimit të ri të asistencës shtëpiake. Ky ishte një nga projektet më të suksesshme në kuadër të të cilit u realizua një studim i hollësishëm për Bashkinë Tiranë, në lidhje me nevojën e këtij shërbimi, krijimi dhe modelimi i këtij shërbimi në mënyrën e funksionimit, në modelimin e personelit që do të jetë në funksion të shërbimit, por dhe kostimin e këtij shërbimi nga ekspertët dhe është një nga dokumentët më cilësorë në duart e politikbërësve por dhe të zbatuesve të këtyre politikave sociale. Modeli i përzgjedhur i shërbimit të asistencës shtëpiake është standardizuar nëpërmjet manualit dhe protokollit të punës, standardit të ofrimit të këtij shërbimi me figura profesionale, si dhe është kostuar duke ofruar një paketë të plotë të ofrimit të këtij shërbimi inovativ Gjithashtu “Manual Zbatimi i Standarteve të Shërbimeve Të Përkujdesjes Shoqërore, Asistencë Shtëpiake, Për Të Moshuarit” është botuar për ofruesit të asistencës shtëpiake dhe u vlerësua maksimalisht nga pushteti vendor është një instrument efikas në dorën e profesionistësve dhe ofruesve të këtij shërbimi alternativ. Në kuadër të këtij projekti gjithashtu janë fuqizuar kapacitetet e strukturave të pushtetit vendor mbi modelet inovative alternative të shërbimeve sociale për të moshuarit nëpërmjet trajnimeve nga ekspertë të Qendrës ASET. Shërbimi i asistencës shtëpiake është ofruar për kryeqytetin për të moshuar të vetmuar të cilët janë mbështetur shërbime nga operatorë socialë por edhe me pako ushqimore për të plotësuar nevojat e tyre. Aktualisht me mbeshtetjen e Bashkise Tirane dhe Keshilli i Qarkut Tirane, Qendra ASET eshte duke ofruar asistence shtepiake per te moshuar ne nevoje.

Gjatë viteve, Qendra ASET për të favorizuar informimin dhe debatin mbi temat që lidhen me aktivitetet sociale dhe iniciativat e qendrës si dhe për promovimin e rritjes kulturore dhe humane të shoqërisë ka realizuar dhe shpërndarë botime (manuale, broshura, fletpalosje, protokolle per profesioniste, analiza ekspertësh etj), periodike, audio-vizive, duke përdorur median e shkruar dhe elektronike si dhe mjete të tjera të komunikimit masiv.

Në fushën e turizmit, Qendra ASET ka patur bashkepunim me Bashkinë Tiranë, për të promovuar qendrat turistike te Tiranes – te historise dhe vlerave kulturore te trevave shqiptare nepermjet guidave turistike te ofruara nga te rinj te veshur me kostume popullore. Kjo ide ishte e re dhe e parealizuar më parë në Shqipëri. Një ide e cila e konkretizoi prezantimin e vlerave dhe kulturave të trevave Shqiptare. Ide e vlerësuar si nga turistët, po kështu dhe nga të rinjtë që ofronin këtë shërbim, pasi Qendra ASET synon të promovojë përfshirjen e të rinjve jo vetëm duke përvetësuar historinë dhe kulturën e vendit ku jetojnë, por dhe duke e përhapur atë te turistët e huaj. Punësimi i të rinjve është një prioritet për bashkinë e Tiranës, promovimi i tyre prioritet për Qendrën ASET. Ata janë angazhuar edhe në kuadër të 100 vjetorit të Tiranës si Kryeqytet, ASET promovoi 100 vite histori si dhe vlera kulturore të trevave shqiptare nëpërmjet të rinjve të veshur me kostume tradicionale. Ndër të tjera Qendra ASET promovon integrimin social, kulturor, shkollor dhe punësimin e emigrantëve, njerëzve në nevojë, edhe nëpërmjet asistencës sociale dhe shëndetësore, qendrave ditore, formimit gjuhësor, kulturor dhe profesional.