Qendra ASET, me eksperiencë të gjatë në fushën e shërbimeve sociale, ka zhvilluar dhe zbatuar një program të specializuar trajnimi për ofruesit e shërbimeve të asistencës shtëpiake për të moshuarit, në përputhje me standardet bashkëkohore të kujdesit social dhe etikës profesionale.
Kjo kurrikulë trajnimi u ndërtua mbi përvojën shumëvjeçare të Qendrës në terren dhe është konceptuar për të forcuar kapacitetet e punonjësve që ofrojnë mbështetje direkte në komunitet, me fokus te kujdesi njerëzor, ndjeshmëria dhe qasja gjithëpërfshirëse ndaj nevojave të të moshuarve.
Modulet përfshijnë tema kyçe si: njohja e të drejtave të të moshuarve, komunikimi empatik, ndihma në veprimtari të përditshme, kujdesi për higjienën personale, identifikimi i nevojave për shërbime shëndetësore apo sociale, orientimi drejt institucioneve, dhe raportimi profesional. Trajnimi synon jo vetëm përvetësimin e njohurive, por edhe përmirësimin e qëndrimeve dhe praktikave të punës përmes rasteve konkrete dhe diskutimeve ndërvepruese.
Ky trajnim është hartuar posaçërisht për profesionistë të fushës sociale dhe psikologjike, si punonjës socialë, psikologë, infermierë komunitarë dhe ofrues të drejtpërdrejtë të shërbimeve. Ai u jep pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi konkrete për të ndërhyrë me përgjegjësi dhe profesionalizëm në kontekstin e asistencës shtëpiake për të moshuarit.Pjesëmarrësit përfitojnë aftësi praktike për të menaxhuar situata delikate me etikë dhe kujdes, duke i mundësuar të moshuarve një jetë më të sigurt, të pavarur dhe dinjitoze në shtëpinë e tyre. Trajnimi përfshin gjithashtu udhëzime për hartimin e planeve individuale të mbështetjes dhe për bashkëpunimin efektiv me familjarët, strukturat vendore dhe shërbimet shëndetësore.
Ky programi i trajnimit eshte hartuar duke patur parasysh për të garantuar cilësi dhe profesionalizëm në shërbimet e ofruara për të moshuarit, duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi social më të ndjeshëm dhe më afër nevojave të komunitetit.