Projekti TIRANA – Kryeqyteti 100 vjecar – ndërmjet Kulinarisë & Etnografisë ofroi një aktivitet 2 ditor atraktiv për Qytetin e Tiranës sepse për herë të parë brenda një zone turistike dhe qendër të Tiranës sic është “Pazari i Ri” u organizua një aktivitet i cili njëkohësisht përmbante dy pole që në vetvete janë dy kolona dhe vlera të traditës së këtij qyteti rreth 400 vjecar, kulinaria dhe etnografia.
Dalja në pah e asaj që Tirana ka trashëguar nga të parët dhe përgatitja për t’ja transmetuar dhe mësuar brezave që do të vinë ishte një vlerë që ky aktivitet pati prandaj në radhë të parë përfitues ishin vetë Qyteti i Tiranës dhe qytetarët e saj. Ekspozita që u bë në një nga sheshet e pazarit të ri është një libër i hapur për këtë qytet ku pjesmarrësit dhe të ftuarit munden ta vizitojnë. Përsa i përket akademive dhe shkollave të kuzhinës, ishin shumë të interesuara për të qënë promotorë të përcimit të ketyre vlerave të Tiranës në 100 vjetor nga e shkuara në të ardhmen. Nga të ftuarit e tjerë pati shumjë interes jo vetëm për të njohur por edhe për të prekur nga afër historinë( kulinari dhe etnografi) e këtij kryeqyteti 100 vjecar dhe të këtij qyteti 400 vjecar.
Pjesmarrja në aktivitet ishte shumë e kënaqshme duke përfshirë institutet kulinare dhe Agroturizmat në kryeqytet. Në të dy ditët e aktivitetit pati shumë pjesmarrje nga komuniteti dhe vizitorë. Së pari vizitorët ndaleshin në ekspozitën me 30 telajo të cilat prezantonin me foto por edhe me tekst të shkruar trashëgiminë etnografike të zonës së Tiranës. Në telajo pasqyroheshin foto të kostumeve popullore por edhe të elementëve të vecantë të kostumeve të tilla si jelekë, breza, bizhuteri femrash, paja të nuseve si dhe shumë elementë të tjerë. Ekspozita gjithashtu pasqyronte foto të hershme të Kryeqytetit (Vitet 1920) si dhe foto të objekteve kulinare të përdorura për gatim nga familje tiranase para shumë vitesh. Këto foto u realizuan nga një koleksion privat i një prej ekspertes të kontraktuar në projekt. Shumë interes ngjalli foto e një dokumenti të rrallë (certefikatë regjistrimi 20 Qershor 1942)e cila pasqyronte regjistrimin e një biznesi tregetar të parë në Tiranë.
Përvec ekspozitës vizitorët ndaleshin në tendat e artizanëve. Aty u sollën punime shumë interesante të tilla si qilima, punime druri, punime dore etj. Vlen për t’u theksuar trashëgimia në breza dhe përcimi i këtyre punimeve tek brezi i ri. Njëri prej pjesmarësve ishte një djalë i ri i cili kishte zgjedhur të bënte punime druri duke ndërthurur tradicionalen me modernen.
Pasi sodisnin ekspozitën dhe më pas punimet artizanale pjesmarrësit në aktivitet kishin mundësinë që të shijonin gatimet e zonës të ofruara dhe servirura shumë bukur nga institutet kulinare, akademitë e gatimit dhe agroturizmat e Kryeqytetit. Shija tiranase dhe gatimet më karakteristike të zonës mbizotëronin në të gjitha tavolinat që ofronin për vizitorët degustime falas.