Periudha e implementimit :Tetor 2020
Me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, projekti “TIRANA – Kryeqyteti 100 vjeçar – ndërmjet Kulinarisë & Etnografisë“ bëri bashkë dy elementë të cilët shërbejnë në promovimin e turizmit: Kulinaria dhe Etnografia. Kryeqyteti tashmë 100 vjecar ofron kulinari e cila tërheq vëmendjen e vizitorëve dhe turistëve. Pranë Pazarit tëRiu prezantuan gatime tradicionale të Tiranës, të përgatitura nga institutet kulinare dhe agroturizmat e zonës. Këto produkte, të bazuara në receta autentike dhe përbërës të freskët vendas, jo vetëm që ofruan një përvojë të veçantë për vizitorët, por edhe promovuan prodhimet lokale. Vizitorët mundën të shijojnë ushqimet tradicionale, ndërkohë që mësonin për recetat e ruajtura ndër vite dhe mënyrat e përgatitjes.Kjo qasje ndihmoi në njohjene vleravetë kuzhinës tiranase dhe rolin që ajo luan në identitetin e qytetit.Për më tepër, përfshirja e agroturizmave në këtë ngjarje i dha një shtysë të mëtejshme ekonomisë rurale, duke krijuar mundësi të prezantojnë dhe tërheqin turistët.Kjo iniciativë shërbeu si një model i integrimit të kulinarisë dhe turizmit, duke përmirësuar jo vetëm përvojën e vizitorëve, por edhe duke gjeneruar të ardhura për komunitetet rurale përreth Tiranës.
Përvec elementit të kulinarisë në sheshin e Pazarit të Ri u shfaq dhe një ekspozitë që përfshiu 30 telajo që paraqisnin trashëgiminë etnografike të Tiranës, duke dokumentuar kostumet popullore, jelekë, breza, bizhuteri femrash dhe objekte të tjera tradicionale. Foto të hershme të qytetit dhe objekte kulinare të përdorura nga familjet tiranase në të kaluarën gjithashtu janë përfshirë, duke ilustruar zhvillimin e qytetit nga vitet 1920 deri në ditët e sotme. Një dokument i rrallë, një certifikatë regjistrimi nga 20 Qershori 1942, që përshkruan regjistrimin e një biznesi tregtar të parë në Tiranë, tërhoqi vëmendjen e vizitorëve.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitonin edhe tendat e artizanëve me punime të ndryshme, si qilima, punime druri, dhe punime që bashkonin elemente tradicionale dhe moderne në krijim.