Tirana, Historia, Tradita dhe Natyra e Kryeqytetit të Shqiptarëve. Guidë Rinore

Periudha e implementimit:10 Gusht- 31 Tetor 2023

Në partneritet me Bashkinë Tiranë, Qendra ASET e ka bërë traditë të promovojë historinë, trashëgiminë kulturore kaq të pasur si bukuritë natyrore të Tiranës – tashmë nëpërmjetofrimittë guidave turistike nga të rinj të veshur me kostume popullore të trajnuar për të përcjellë edhe historinë dhe traditën e Kryeqytetit.Këto iniciativa të veçanta kanë kontribuar prej disa vitesh në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe përmirësimin e përvojës turistike në kryeqytetin shqipëtar.Kanë patur rëndësi në promovimin e identitetit kombëtar, zhvillimin e turizmit kulturor dhe edukimin e brezave të rinj për ruajtjen e traditave.

Guidat i kanë ofruar turistëve një përvojë autentike dhe të veçantë, duke i zhytur ata në kulturën dhe historinë shqiptare nëpërmjet prezantimeve vizuale dhe informative. Të rinjtë, të veshur me kostume tradicionale nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, ofrojnë një pamje të gjallë dhe tërheqëse të trashëgimisë kulturore.Kjo ndihmon turistët të kuptojnë më mirë diversitetin dhe pasurinë e traditave shqiptare, duke pasur një përvojë që shkon përtej guidave tradicionale.

Pjesëmarrja e të rinjve në këtë proces jo vetëm që i ka fuqizuar ata si ambasadorë të kulturës së tyre, por gjithashtu i ka ndihmuar në transmetimin e traditave tek brezat e ardhshëm. Këta të rinj mësuan rreth historisë dhe kulturës së vendit të tyre, por edhe e ndanë këtë njohuri me vizitorët, duke i bërë ata pjesë të rëndësishme të ruajtjes së trashëgimisë kombëtare.

Këto guida kontribuojnë në zhvillimin e turizmit kulturor në Tiranë, duke e bërë qytetin një destinacion më tërheqës për turistët.Ata tërhiqen nga mundësia për të parë dhe përjetuar diçka të veçantë, ndërsa zhvillohen guida në atraksione të ndryshme. Kjo iniciativë i bën guidat jo vetëm më informuese, por edhe më argëtuese dhe unike.

Guidat rinore me kostume tradicionale ofrojnë një kombinim të veçantë të edukimit, argëtimit dhe ruajtjes së kulturës, duke pasuruar përvojën turistike në Tiranë dhe duke promovuar trashëgiminë shqiptare në mënyrën më autentike të mundshme.

 

Design by Gremza