Tirana e Zotit dhe e Mikut

Periudha e implementimit :Korrik –Nëntor 2024

 

“TIRANA e Zotit dhe e Mikut” projekti i mbështetur nga Bashkia Tiranë, ishte një iniciativë unike që synonte të sillte në pah bukuritë e shumta të kryeqytetit tonë të dashur, Tiranës. Ky projekt ishte një përpjekje e veçantë për të promovuar trashëgiminë e pasur historike, kulturore, natyrore dhe bashkëjetesën fetare të Tiranës, duke ofruar një përvojë të plotë dhe të paharrueshme për çdo vizitor me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.

Botimi i një ALBUMI (shqip/anglisht) të mrekullueshëm, i cili përmbante elemente historike, tradite dhe kulture, duke përfshirë gjithashtu turizmin fetar dhe fotografi të atraksioneve natyrore, shërbente si një udhërrëfyes vizual për ata që dëshironin të zbulonin dhe të ndienin frymën e vërtetë të Tiranës, duke pasqyruar harmoninë e bukurisë natyrore dhe trashëgimisë kulturore që qyteti ynë ofronte.

Për të pasuruar më tej përvojën turistike, projekti ynë përfshinte gjithashtu guida të dedikuara për turistët, të cilët ishin të veshur me kostume popullore tradicionale tiranase. Këto guida ofronin jo vetëm njohuri dhe informacion të vlefshëm për atraksionet dhe historinë e Tiranës, por gjithashtu krijonin një atmosferë autentike dhe mikpritëse, duke bërë që vizitorët të ndiheshin të mirëpritur dhe të lidhur me traditat e lashta të këtij qyteti. Për të gjithë turistët që dëshironin të kishin një kartolinë të bukur nga kryeqyteti, mund ta bënin pranë të rinjve të veshur me kostume popullore tiranase.

“TIRANA e Zotit dhe e Mikut” ishte më shumë se një projekt turistik; ishte një ftesë për të zbuluar thellësitë e shpirtit të qytetit tonë dhe për të përjetuar mikpritjen dhe dashurinë që Tirana kishte për të ofruar në një mënyrë krejtësisht të re dhe emocionuese.

Projekti, nëpërmjet aktiviteteve, përforconte lidhjen e vizitorëve me trashëgiminë e pasur të qytetit. Ky projekt ishte një iniciativë që synonte të lidhte të kaluarën me të ardhmen, duke krijuar një platformë unike për të prezantuar trashëgiminë e pasur të Tiranës në një mënyrë inovative dhe tërheqëse.

 

 

 

Design by Gremza