Tirana e veshur me kostume popullore

Në Bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Qendra ASET duke filluar nga 1 Maj 2018- 31 Gusht 2018 implementoi projektin “Tirana e veshur me kostume popullore”. Një projekt i cili kishte për qëllim promovimin e  Qendrave Turistike të Tiranës – të historisë dhe vlerave kulturore të trevave Shqiptare nëpërmjet guidave turistike të orfuara nga të rinj të veshur me kostume popullore.

Përfitues direkt të projektit ishin turistët apo vizitorët të cilët vizituan qytetin e Tiranës. Guidat e shoqëruara nga të rinj me veshje popullore janë më atraktive dhe më promovuese vlerash dhe traditash të vendit tonë dhe vecanërisht të Tiranës. Duke u prezantuar me kostumet popullore turistët kanë shprehur shumë interes. Të gjithë kanë kërkuar të bëjnë fotografi dhe disa prej tyre kanë shfaqur dëshirën për ti blerë kostumet dhe kjo është një mbështetje për sipërmarrjet vendase të cilat prodhojnë kostume popullore. Gjithashtu turistët nëpërmjet fotove të realizuara me të rinjtë me kostume popullore gjatë publikimit në rrjete sociale realizuan edhe një promovim të vlerave kulturore të trevave Shqiptare.

Kjo ide ishte një die e re dhe e parealizuar më parë në Shqipëri. Një ide e cila e konkretizoi prezantimin e vlerave dhe kulturave të trevave Shqiptare duke angazhuar të rinj. Përvec prezantimit verbal u arrit edhe një prezantim vizual me kostumet dhe ju dha informacioni në mënyrë më atraktive dhe që lë më tepër impakt në memorje.

Në periudhën kohore 20 Shkurti 2019 – 20 Qershor 2019 projekti “Tirana e veshur me kostume popullore” pas suksesit të implementimit në vitin e parë u ri-implementua duke patur të njëjtin interes tek turistët dhe tek vizitorët e kryeqytetit.

 

 

Design by Gremza