AL | EN

Tirana 100 vjet kryeqytet, Folklor dhe tradite

Tirana 100 vjet kryeqytet, Folklor dhe tradite

Tirana 100 vjet kryeqytet, Folklor dhe tradite

Në kuadër të 100 vjetorit të Tiranës si Kryeqytet, ASET promovoi 100 vite histori si dhe vlera kulturore të trevave shqiptare nëpërmjet të rinjve të veshur me kostume tradicionale me qëllimin për të shndërruar 100 vjetorin e Tiranës në një destination të rëndësishëm  turistik, për ta bërë  përvojën e turistëve dhe udhëtarëve të huaj në Tiranë të pa harruar. Të rinjtë e veshur me kostume popullore u bënë “ambasadorët” e Shqipërisë reale dhe interpretues të vlerave dhe të trashëgimisë tonë kulturore. Të fotografuar edhe nga fotograf profesionist ata ofruan kartolinat më të bukura për të promovuar kryeqytetin 100 vjecar.

Kjo ide u mirëprit nga të huajt por ngjalli edhe shumë interes tek vendasit qofshin ata vizitorë apo profesionistë të cilët komplimentuan idenë dhe qëllimin e projektit. Ishte një ide e cila konkretizoi prezantimin e vlerave dhe kulturave të Tiranës 100 vjecare si kryeqytet. Përvec komunikimit verbal të rinjte të veshur me kostume tradicionale Tiranase, realizuan edhe një prezantim vizual me kostumet duke dhene nje informacion në mënyrë më te plotë e tërheqës dhe si rezultat edhe impakti ishte më mbreslënës.