AL | EN

Se bashku per post Covid-19

Se bashku per post Covid-19

Se bashku per post Covid-19

Realizimi i nevojave specifike për personat e moshuar  është vështirësuar sidomos për  familjet në nevojë që janë gjendur në një situatë tepër dramatike në lidhje me virusin Covid – 19 i cili u shfaq në muajt e parë të vitit 2021 dhe ende vazhdon të jetë i pranishëm. Kryesisht të moshuarit dhe personat me probleme të paaftësisë fizike dhe mendore, gratë me fëmijë të vegjël janë hasur me ndjenjën e pasigurisë, padijes për mënyrën si të veprojnë dhe sigurisht me izolimin total të karantinës para nje viti. Tashmë që nuk paraqiten më kufizime në lëvizje apo dalje nga banesat, situata sociale e tyre është ende tepër shqetësuese jo vetëm për shkak të pranisë ende të këtij virusi por edhe të përballjes psiko-sociale me këtë bashkëjetesë me shume sesa 1 vjecare. Këshillimet, terapitë psiko-sociale dhe shërbimet jurdike online kanë qenë të lëna shpesh jashtë vëmendjes së politikave sociale shtetërore apo jopublike në drejtim të rritjes së standarteve, dhe kryerja një analizë e detajuar në lidhje me nevojën për ofrimin e këtyre shërbimeve njohjen e tyre me të drejtat dhe përgjegjësitë në një situatë të tillë. Analizimi i nevojave të ndërveprimit nëpërmjet metodave bashkohore dhe hartimi i një plani veprimi e zhvillimi i të gjithë nevojave do të ndihmojë jo vetëm përfituesit e drejtpërdrejtë por do të jetë një “Evidence based” e cila të orientojë politikat vendore dhe do të kthejë vëmendjen ndaj mirëqenies sociale dhe psikike të qytetarëve.

Qendra ASET, me mbështetjen financiare të Agjensisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile prej një viti ofron këshillime dhe terapi psiko sociale. Në komunitet janë shpërndarë broshura me  informacion praktik mbi përballimin e situatës post Covid -19 nga ana sociale dhe psikologjike që të ndërgjegjësojmë dhe sqarojmë mjaftueshëm cdo shtresë të shoqërisë.

Rrjeti vullnetarëve te Qendres mundesoi përhapjen e informacionit dhe pervojen e tyre mbi ndjenjen e solidaritetit te krijuar gjate ketij projekti si dhe vlera e jashtezakonshme e ndihmes dhe mbeshtetjes në komunitet në situatë të tillë të veshtirë pandemie.

Grupet e kategoritë në nevojë që përfitojnë nga shërbimet e këshillimit dhe terapitë e ofruara sipas përzgjedhjes on-line apo sipas kërkesës së përfituesit, aftësohen që në vazhdimësi të bashkëpunojnë për të identifikuar problemet e tyre social ekonomike, dhe psikike  në mënyrat më të përshtatshme për të menaxhuar rastet dhe përballimin e situatave të tilla si kjo e virusit Covid-19 duke konsideruar çdo fenomen të shfaqur që në momentet e para. Gjithashtu ky projekt, përmes protokollit /manualit dhe broshurave mundëson standartizimin në nivel kombëtar të ndërhyrjeve për të përmirësuar cilësinë e ofrimit të shërbimeve psiko-sociale të popullatës në risk. Protokolli i hartuar  do të shërbejë që ky model i ri i i ofrimit të shërbimeve të këshillimit dhe terapive online me cdo përfitues të zbatohet në një rang më të gjerë dhe të shërbejë për të rritur mirëqenien e popullatës.

Ofrimi i shëbrimeve të këshillimit nga ekspertet shërben  për ndërveprim me grupet në nevojë të përzgjedhura dhe mundëson informimin, ndërgjegjësimin dhe ofrimin e shërbimeve të këshillimit për të përballuar situatën post Covid-19, duke rritur mirëqeniën psiko-sociale të këtyre grupeve.