Periudha e implementimit :Gusht 2015- Shkurt 2016
Me mbështetjen financiare të “Agjensisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, Qendra ASET realizoi pilotimin e programit “Compasito” në qendrat e përkujdesit social në Sarandë dhe Tiranë.Ky program u fokusua në edukimin e fëmijëvepër të rritur angazhimin dhe aktivizmin në mbrojtjen e të drejtave dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje.
“Compasito” është një manual edukativ për të drejtat e fëmijëve, i zhvilluar nga Këshilli i Evropës, që ofron mjete praktike dhe metodologji për edukimin mbi të drejtat e njeriut për fëmijët dhe të rinjtë.Kjo metodë përdoret gjerësisht në qendrat e përkujdesit social dhe organizata joqeveritare që punojnë me fëmijët për të rritur ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre dhe për t’i bërë ata të ndihen të fuqizuar në proceset vendimmarrëse.Kjo metodologji është veçanërisht e vlefshme në ambiente ku fëmijët janë në situata vulnerabël, për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë besim dhe të zhvillojnë ndjeshmëri për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.Në kuadër të projektit, u realizua fillimisht një vlerësim i nevojave specifike për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, bazuar në të cilin u hartua një Plan Veprimi.Ky plan kishte për qëllim të forconte ndërveprimin dhe komunikimin efektiv midis stafit të qendrave dhe fëmijëve që përfitojnë nga këto shërbime.
Për të zbatuar këtë metodologji, u hartuan manuale dhe module trajnimi që përfshinin edukimin e stafit rezidencial dhe të vetë fëmijëve.Trajnimet synuan ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit dhe fuqizimin e fëmijëve për të qenë pjesëmarrës aktivë në vendimmarrje, duke respektuar dhe promovuar të drejtat e tyre.
Ky projekt adresoi një nevojë të rëndësishme për trajnime cilësore dhe ndërhyrje sistematike në qendrat e përkujdesit, sidomos në një qytet të Shqipërisë siç ishte Saranda. Përmes zhvillimit të moduleve trajnimi të reja dhe përmirësimit të kapaciteteve të stafit dhe fëmijëve, projekti rriti ndjeshëm cilësinë e shërbimeve dhe respektimin e standarteve për të drejtat e fëmijëve.