Nuk je vetëm

Periudha e implementimit :Shkurt2021-Shkurt 2022

Mbështetur financiarisht nga Bashkia Tiranë, projekti “Nuk je vetëm” ka qenë një iniciativë jetësore për të përmirësuar cilësinë e jetës të të moshuarve përmes ofrimit të asistencës shtëpiake. Në vijim të ofrimit të asistencës shtëpiake (shërbim i nisur në vitin 2020) ky projekt është zhvilluar për një periudhë një vjecare, duke siguruar mbështetje të vazhdueshme dhe kujdes për  të moshuar në përputhje me standardet kombëtare të mbrojtjes sociale. Ky shërbim është ofruar në përputhje me legjislacionin, përfshirë ligjin e shërbimit social si dhe duke u bazuar gjithashtu në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale.

Një nga aspektet e rëndësishme të këtij projekti ka qenë rekrutimi dhe trajnimi i stafit psiko-social para se ai të ofronte shërbimin e integruar socio-shëndetësor për të moshuarit.

Ofrimi i asistencës shtëpiake për të moshuarit pati një rëndësi të jashtëzakonshme për disa arsye thelbësore. Së pari, ndihmoi në përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve duke siguruar që ata të marrin kujdesin e nevojshëm pa pasur nevojë të largohen nga ambienti i tyre familjar dhe banesat e tyre. Kjo jo vetëm që redukton stresin dhe ankthin që shpesh vjen me zhvendosjen në institucione të kujdesit, por gjithashtu ndihmon në ruajtjen e autonomisë dhe dinjitetit të tyre.

Asistenca shtëpiake siguroi gjithashtu ndihmë në përmbushjen e nevojave të përditshme, si p.sh.higjiena personale, menaxhimi i medikamenteve, përgatitja e vakteve, dhe ndihma në aktivitetet e përditshme. Këto shërbime ndihmuan në parandalimin e përkeqësimit të shëndetit fizik dhe mendor, duke i mundësuar të moshuarve të ruajnë pavarësinë e tyre për sa më gjatë që të jetë e mundur.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm ishte përmirësimi i mirëqenies psikologjike. Asistenca shtëpiake  ofroi një marrëdhënie të afërt dhe të qëndrueshme midis operatorëve socialë dhe të moshuarve, duke siguruar shoqëri dhe mbështetje emocionale, të cilat ishin thelbësore për luftimin e vetmisë dhe izolimit social.

 

Design by Gremza