Ndërtimi i kapaciteteve për profesionistët lokal, për të kuptuar reformën e aftësisë së kufizuar

Periudha e implementimit : 21 Shkurt 2022- 17 Gusht 2022

Qendra ASET me mbështetjen e UNICEF dhe partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe  Mbrojtjes Sociale, në kuadër të Reformës së Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar në Sistemin e Mbrojtjes Sociale, duke synuar të sigurojë një zhvendosje në paradigmën e vlerësimit nga mjekësia në qasjen bio-psiko-sociale e zbatoikëtë projekt,fillimisht në disa qarqe të vendit.  Qendra ASET ka fuqizuar  profesionistët lokal për të kuptuar reformën e vlerësimit të aftesisë së kufizuar si dhe më pas zbatim korrekt të saj duke ndjekur me korrektësi skemën e vlerësimit.Profesionistët u trajnuan të kuptojnë së pari se reforma ka për qëllim të kalojë nga një qasje tradicionale mjekësore në një qasje më të gjerë bio-psiko-sociale, e cila i merr parasysh jo vetëm aspektet mjekësore, por edhe ato psikologjike dhe sociale të individëve me aftësi të kufizuara.

Ekspertët e ASET-it kanë identifikuar fillimisht nevojat për trajnim, veçanërisht lidhur me problematikat  që profesionistët janë hasur në fazat e para të kësaj skeme vlerësimi dhe kalimin nga qasja mjekësore në atë psiko-sociale (qasje  që është në përputhje me standardet ndërkombëtare, siç janë ato të Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit-ICF).

Trajnimet kanë pasur si synim rritjen e kompetencave të profesionistëve të përfshirë në procesin e vlerësimit të aftësisë së kufizuar qofshin këta mjekë familje, mjekë specialist si dhe administrator socialë. Janë trajnuar gjithsej 119 administratorë socialë, 409 mjekë familjeje dhe 318 mjekë specialistë në Qarkun Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Lezhë. Ky trajnim shërbeu për të mbushur boshllëqet ekzistuese dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e një qasjeje më të gjerë, që merr në konsideratë jo vetëm diagnozën mjekësore, por edhe ndikimet psikologjike dhe sociale tek individët me aftësi të kufizuara dhe rëndësinë e shërbimeve për të mbështetur ata në mënyrë që të kenë një cilësi jetese sa më të mirë.

 

Design by Gremza