AL | EN

Moshimi- Vlerë njerëzore; Përkujdesja- Detyrimi ynë

Moshimi- Vlerë njerëzore; Përkujdesja- Detyrimi ynë

Moshimi- Vlerë njerëzore; Përkujdesja- Detyrimi ynë

Ofrimi i Asistencës Shtëpiake për të moshuar të vetmuar prej dy vjetësh ofrohet nga Qendra ASET. Shërbimi është ofruar bazuar mbi manualin e zbatimit të standardeve të shërbimit “Asistencë shtëpiake për të moshuarit”, bazuar në ligjin nr. 121, datë 21.11.2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, të Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale, 2015–2020 dhe Planit të Veprimit, si edhe të Udhëzimit nr. 581, datë 18.12.2017 “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, asistencë shtëpiake, për të moshuarit”.

ASET, ka implementuar këtë shërbim të ri, i dizenjuar si shërbim i integruar socio-shëndetësor që ofrohet për herë të parë. Implementimi i ketij projekti shumë të rëndësishëm për Qarkun Tiranë, i cili jep një mbështetje për cdo të moshuar ne nevojë si një parandalim për institucionalizimin e tyre dhe si një shërbim i menjëhershëm, i profesionalizuar pranë banesës së tyre, ofrohet nëpërmjet figurave profesionale punonjës social dhe psikologë.

Pas vlerësimit  të bërë nga stafi për cdo të moshuar, duke u bazuar në nevojat individuale të të moshuarve shërbimi në banesë përfshin:

– Aistencë dhe qëndrim me ta, në formën e një vizite periodike duke ofruar së shumti shërbim psiko-social, shërbime këshillimi, shërbim informativ në lidhje me problematika me interes qytetar dhe social; Ofrim i shërbimeve sociale duke u përqëndruar në bisedat me ta, në diskutime të ndryshme, historikun e familjes së tyre, origjinën etj (duke respektuar privatesine e tyre por edhe duke duke e trajtuar si forme terapie okupacionale si dhe asistence per te kryer nje sere veprimtarisht te tjera sociale që nuk mund t’i kryejnë vetë.

 

Projekti ka patur një ndikim shumë të madh në përmirësimin e cilësisë së jetës për  të moshuar të vetmuar. Operatorët social nëpërmjet ofrimit të asistencës shtëpiake kanë përmirësuar cilësinë e jetës dhe kanë frenuar proceset e përkeqësimit psiko-fizik të mëtejshëm të moshuarve të cilët i asistojnë. Nëpërmjet ofrimit të kujdesit të tyre garantojnë cilësi dhe mbështetje për rekuperimin e autonomisë dhe menaxhimin personal të të moshuarve.

Në mënyrë të vazhdueshme operatorët kanë ofruar siguri dhe mbështetje për të moshuarit për t’i dëgjuar dhe inkurajuar që të shprehin nevojat, dëshirat dhe ndjenjat e tyre. Operatorët mundohen të nxitin tek të moshuarit  mundësitë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Kanë nxitur besimin dhe pavarësinë e të moshuarve. Kanë ofruar mundësi që të moshuarit të bëjnë zgjedhje. Kanë hartuar plane individuale të kujdesit për të përmbushur nevojat e tyre në përputhje me standardet e miratuara. Kanë vlerësuar dhe kanë marrë në konsideratë të gjitha mundësitë me qëllim që klientët të zhvillojnë potencialin e të tyre të plotë.

 

Shërbimi është mirëpritur nga të moshuarit duke theksuar se ky është një shërbim i ri për ta dhe të gjithë e kanë vlerësuar si shumë mbështetës ndaj nevojave të tyre ditore, shpirtërore, psiko-sociale dhe mbështetjeje.

Ky shërbim ka vlera të jashtëzakonshme pasi një pjesë e të moshuarve për shkak të vulnerabilitëtit të tyre janë potencial për të shkuar në Shtëpitë e të Moshuarve Publike, pasi nuk kanë autonomi dhe mbështetje nga të afërmit e tyre. Prania e vazhdueshme e një punonjësi social i ka ndihmuar ata që të rekuperohen dhe të përmirësojnë statusin e tyre.