Moshimi vlerë njerëzore, Përkujdesja detyrimi ynë

Periudha e implementimit: Tetor-Dhjetor 2020

Me mbështetjen financiare të “Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin” shërbimi u pilotua për një periudhë të shkurtër kohore. Shërbimi ruajti respektin për dinjitetin e të moshuarve dhe synoi përmirësimin e pavarësisë dhe integritetit social të tyre, veçanërisht pas pandemisë Covid-19, kur u rrit shumë nevoja për një mbështetje të tillë

 Qendra ASET e cila ka patur gjithmonë në fokus të veprimtarisë së saj ofrimin e mbështetjes të të moshuarve të vetmuar, nëpërmjet këtij projekti kontribuoi në integrimin e të moshuarve në komunitet, duke duke përmirësuar përfshirjen e tyre në aktivitete sociale. Në një ekperiencë të mëparshme Qendra ASET në partneritet me Bashkinë Tiranë ka modeluar shërbimin e asistencës shtëpiake (në vitet 2018-2019 me mbështetje financiare të UNDP), ka përgatitur manualet dhe protokollet e punës si dhe të gjithë komponentët e shërbimit duke e patur të plotë modelin e ofrimit të asistencës shtëpiake, duke pilotuar për herë të parë asistencën shtëpiake në Bashkinë Tiranë bazuar në nevojë urgjente të identifikuar pas pandemisë Covid-19.

Edhe pse për një periudhë shumë të shkurtër kohe, u identifikuan dhe u morrën të dhënat e të moshuarëve në bashkëpunim me strukturat e shërbimeve sociale të Bashkisë Tiranë. Bazuar mbi këto të dhëna u përzgjodhën të moshuar të cilët ishin të vetmuar dhe në vështirësi ekonomike. U ofruan gjithashtu edhe pako ushqimore për t’u ndihmuar në përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.Ndihma për ta për të vazhduar jetën e tyre në shtëpi dhe në komunitet është gjithashtu një mënyrë për të mbajtur lidhjet familjare dhe për të ruajtur një ndjenjë përkatësie.

Një komponent tjetër i rëndësishëm i këtij projekti është ngritja e një kurrikule të re për trajnimin e operatorëve socialë, e cila mundëson ndihmën e kualifikuar dhe efektive për të moshuarit. Nëpërmjet kurrikulës për operator social u trajnuan studentë për krijimin e figurës së re profesionale “Operator social”.

Design by Gremza