Periudha e implementimit: Maj – Nëntor 2017
Qendra ASET mbështetur nga “Save the Children” në partneritet me “Terre des homes” në Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të skemës së granteve të projektit “Përfshirja e Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri” implementoi Projektin: “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve. Metoda Kompasito – metodë ndërvepruese trajnimi për fëmijët dhe profesionistët e rrjetit të Qendrave për Fëmijët në Situatë Rruge.”
Nga ky projekt përfituan rritje kapacitetesh profesionistët e katër “Qendrave për Fëmijët në Situatë Rruge” në qytetin e Tiranës dhe të Shkodrës. Një ndër objektivat e projektit ishte ndërgjegjësimi i aktorëve që ofrojnë shërbime të përkujdesit social për rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje duke respektuar të drejtat e tyre si dhe përfshirjen evet fëmijëve në vendimmarrje.
Personeli i qendrave për fëmijët në situatë rruge dhe fëmijët që marrin shërbim nga këto qendra u aftësuan që në vazhdimësi të bashkëpunojnë për të identifikuar çështje të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, mënyrat më të përshtatshme për të menaxhuar rastet duke konsideruar çdo fenomen të shfaqur nga fëmijët dhe mënyrën e ndërveprimit mes personelit dhe fëmijëve që në shfaqjet më të para të problemeve sociale.
Ky projekt, përmes ndërgjegjësimit të strukuturave publike në nivel qëndror dhe vendor, përmes shpërndarjes së moduleve të trajnimit dhe broshurave të cilat u publikuan, mundesoi përmirësimin e cilësise se ofrimit të shërbimeve sociale në këto qëndra komunitare. Personeli i qendrave u trajnua për të shërbyer në vazhdimësi si profesionistë përgjegjës për mbikqyrjen e efektivitetit të qasjes së mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në qendrat për fëmijët në situate rruge.
Pas përfundimit të projektit manualet kompasito të përshtatura për Qendrat për fëmijët në Situatë Rruge u përvetësuan nga personeli dhe në planet mujore të punës së këtyre qendrave u përfshinë edhe lojra Kompasito.