Periudha e implementimit : Prill-Dhjetor 2024
Me mbështetjen e UNICEF, në kuadër të reformës së vlerësimit të aftësisë së kufizuar sipas modelit biopsikosocial (bazuar në qasjen e të drejtave të njeriut), në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe, Qendra ASET do të vazhdojë të fuqizojë kapacitetet e komisioneve të vlerësimit të aftësisë së kufizuar për të 12 rajonet në të gjithë vendin.
Një vëmendje të veçantë këtë herë kemi patur zbatimine vlerësimit biopsikosocial për fëmijët duke qënë se është e nevojshme të punohet ngushtë me komisionet multidisiplinare se si t’i qasen fëmijës dhe familjes gjatë procesit, në mënyrë që procesi të jetë sa më miqësor për fëmijën, ndërveprues dhe bashkëpunues me prindërit dhe duke ndjekur interesin më të mirë të fëmijës. Përveç kësaj, do të krijohen më shumë diskutime mbi skenarët e rasteve reale dhe praktikat e mira dhe sfidat për vlerësimin e fëmijëve. Një fushë tjetër që do të trajtojë projekti është hartimi i hartës sëpërfitimeve të ndryshme për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe pajisja e komisioneve multidisiplinare me informacione të tilla që mund të ndahen fillimisht gjatë procesit të vlerësimit.
Forumet rajonale të ngritura gjatë vitit 2023 në kuadër të projektit “Profesionistët lokalë kuptojnë sensibilitetin e aftësisë së kufizuar në mbrojten sociale” me mbështetjen e UNICEF rezultuan si një praktikë e mirë për të bashkuar aktorë të ndryshëm rajonalë.Në të njëjtën kohë, u vu re nevoja për të forcuar më tej lidhjet dhe bashkëpunimin ndërmjet komisioneve multidisiplinare dhe ofruesve të shërbimeve të nivelit vendor dhe mekanizmit vendor të referimit. Për këtë qëllim platforma e forumeve do të zhvillohet për të forcuar më tej dialogun ndërmjet nivelit lokal, rajonal dhe qendror në procesin e zbatimit të vlerësimit biopsikosocial dhe forcimin e lidhjeve me mekanizmin vendor të referimit, ofruesit e shërbimeve dhe profesionistët.