Periudha e implementimit :Janar – Dhjetor 2024
Qendra ASET, financuar nga Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim, rrjedhoje e Marrëveshjes së Qeverisë Italiane me Qeverinë Shqiptare – IADSA II, është duke implementuar në partneritet meMinistrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Shërbimin Social Shtetëror, Regione Liguria dhe Regione Marche.
Objektivi kryesor i projektit është të përforcojë veprimet në mbështetje të të moshuarve vulnerabël, për të identifikuar në kohë situatat dhe problematikat që ata hasin dhe për të përmirësuar sistemin e mirëqenies sociale në Shqipëri. Objektivat specifike përfshijnë: inovimin e shërbimeve sociale për të moshuarit, krijimin e dy linjave telefonike këshillimi për ta dhe zhvillimin e një figure të re profesionale të operatorit social për të moshuarit përmes trajnimeve periodike ku gjithsej do të trajnohen 350 psikologë dhe operatorë social. Gjithashtu do të realizohet hartëzimi i qendrave sociale në vend si dhe do të krijohen mekanizma dhe protokolle të reja për kategoritë e kujdesit për të moshuarit në nivel kombëtar.
Propozimi është në përputhje me Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2022-2024 dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022-2030, duke synuar përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së dhe me Strategjinë Kombëtare të Shëndetit 2021-2030, e cila ka si qëllim përmirësimin e shëndetit të popullatës shqiptare përmes një sistemi shëndetësor të integruar.
Duke u nisur nga pandemia globale që kemi përjetuar, është shumë e nevojshme të ofrohen shërbime sociale alternative dhe të gjithanshme për të gjitha kategoritë vulnerabël në vend,për të ndihmuar në shmangien e vetmisë, izolimit social dhe fizik, si dhe në promovimin e përfshirjes sociale, duke evituar kështu institucionalizimin e tyre.