Periudha e implementimit :15 Shtator- 16 Nëntor 2022
Në kuadër të partneritetit me Bashkinë Tiranë, Qendra ASET ka ndërmarrë një iniciativë unike në Shqipëri, duke krijuar Guidën e parë Turistike Fetare – duke promovuar në të njëjtën kohë një nga vlerat më thelbësore të popullit Shqiptar – BASHKËJETESËN FETARE.
Kjo guidë është një mjet i rëndësishëm për të gjithë turistët dhe vizitorët që dëshirojnë të njohin nga afër diversitetin fetar në Bashkinë Tiranë.E disponueshme si në formë të printuar ashtu edhe elektronike, kjo guidë përfshin informacion të detajuar mbi objektet e kultit për pesë besimet kryesore fetare që bashkëjetojnë në Shqipëri.Në kuadër të zhvillimit të turizmit fetar, guidaturistike fetare është një element kyç për t’i prezantuar turistëve dhe vizitorëve vlerat unike të trashëgimisë fetare në Tiranë.Guida ofron mundësinë për të eksploruar më thellë historinë, arkitekturën dhe kulturën e lidhur me objektet e kultit të pesë besimeve kryesore.Itinerarët e këtyre guidave janë të dizajnuara për të udhëhequr vizitorët përmes monumenteve më të rëndësishme fetare, si xhamitë, kishat dhe teqetë, duke pasuruar përvojën e tyre turistike.Përmes këtyre udhëtimeve, vizitorët mund të përjetojnë harmoninë dhe bashkëjetesën që ka karakterizuar historikisht Shqipërinë, duke e kthyer turizmin fetar në një mënyrë për të promovuar vlerat kulturore dhe fetare të vendit si një destinacion unik turistik.
Kjo nismë kulmoi me një simpozium të quajtur “Bashkëjetesa Fetare” ku u diskutua për rëndësinë e kësaj guide në promovimin e bashkëjetesës harmonike fetare dhe në zhvillimin e turizmit fetar në Shqipëri.Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare dhe përfaqësues të agjencive turistike.Ndërtimi i urave të komunikimit dhe mirëkuptimit mes këtyre besimeve ka forcuar kohezionin shoqëror dhe ka bërë që Shqipëria të shquhet për paqen dhe bashkëpunimin ndërfetare.Kjo bashkëjetesë nuk është vetëm një aspekt i jetës së përditshme, por edhe një simbol i fortë i tolerancës dhe respektit ndërfetar, duke krijuar një mjedis të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit kulturor dhe fetar.