Edukimi për Qytetari Globale synon zhvillimin e kuptimit të çështjeve globale, ndërvarësinë midis niveleve lokale dhe globale, si dhe pjesëmarrjen aktive qytetare. Qendra ASET, përmes projektit “E.C.O CLUB”, e trajton ndryshimin e klimës jo vetëm si problem mjedisor, por edhe si sfidë të drejtësisë sociale, zhvillimit të qëndrueshëm dhe përgjegjësisë ndër brezave.
Në javën e parë të muajit Shkurt 2026 është krijuar E.C.O CLUB me 30 nxënës në shkollën “Sami Frashëri”, i cili do të udhëhiqet nga vet ata, ku do të përfshihen në trajnim interaktiv, dialog dhe veprim konkret. Kjo qasje e transformon shqetësimin pasiv në shtetësi globale aktive dhe të përgjegjshme. Formimi i këtij grupi shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një brezi të ri liderësh që e kuptojnë lidhjen midis sfidave globale dhe veprimit lokal.
Përmes E.C.O CLUB, ASET synon të fuqizojë nxënësit me aftësi si mendimi kritik, bashkëpunimi dhe angazhimi qytetar. Projekti nxit udhëheqjen rinore, rrit ndërgjegjësimin publik dhe promovon sjellje mjedisore të përgjegjshme. Duke ndërtuar bashkëpunim mes shkollave, komunitetit dhe institucioneve, të rinjtë. Gjatë muajve të fundit janë zhvilluar dhe përfunduar me sukses trajnimet me 30 nxënësit anëtarë të E.C.O CLUB. Përmes sesioneve trajnuese interaktive, nxënësit kanë fituar njohuri mbi ndryshimet klimatike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe rolin e qytetarëve të rinj në mbrojtjen e mjedisit. Trajnimet kanë përfshirë diskutime në grup, ushtrime praktike dhe aktivitete reflektuese, duke i ndihmuar nxënësit të zhvillojnë mendim kritik dhe të identifikojnë mënyra konkrete për të kontribuar në komunitetin e tyre përmes veprimeve të qëndrueshme.
Ky projekt implementohet në kuadër të projektit #GearUp!, financuar nga Bashkimi Evropian (EU DEAR Programme) dhe zbatuar në partneritet me Adriatic Ionian Euroregion (AIE). Nëpërmjet kësaj mbështetjeje, iniciativa përfshihet në një kornizë më të gjerë evropiane që promovon Edukimin për Qytetari Globale, forcimin e pjesëmarrjes së të rinjve dhe ndërgjegjësimin mbi sfidat globale, përfshirë ndryshimin e klimës.