Trajnim i Akredituar për Infermierë – Standarde Bashkëkohore për Kujdesin ndaj të Moshuarve në Shtëpi (Post COVID-19)

 

Qendra ASET ofron  mundësi të vlefshme profesionale për të gjithë infermierët që dëshirojnë të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në ofrimin e shërbimeve të kujdesit në shtëpi për të moshuarit, sipas standardeve më të mira bashkëkohore.

Kytrajnim i akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV) pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u vlerësua me 12 kredite dhe u hartua për të përmbushur nevojat e veçanta të kujdesit shëndetësor post COVID-19, ku shërbimi në shtëpi ka marrë një rëndësi të veçantë.

Programi i trajnimit mbuloi standarde të qarta dhe praktika të strukturuara për ofrimin e shërbimeve infermierore për të moshuarit në mjediset e tyre familjare, duke u fokusuar në:

  • Vlerësimin shëndetësor të personave të moshuar
  • Menaxhimin e rasteve kronike në shtëpi
  • Ndihmën në parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve post COVID-19
  • Komunikimin empatik dhe të përshtatur me të moshuarit dhe familjet
  • Organizimin e kujdesit individual dhe respektimin e dinjitetit të pacientit

Ky trajnim i zhvilluar me pagesë, ofroi vlera të certifikuara dhe njohje zyrtare për pjesëmarrësit, që mund të forcojnë CV-në dhe të hapin mundësi të reja punësimi, veçanërisht në sektorin në rritje të shërbimeve në komunitet dhe në shtëpi.

Qendra ASET ka realizuar me sukses disa sesione trajnimi të tilla me kërkesatëvazhduesmengainfermierë, duke përfshirë dhjetëra infermierë të cilët kanë përfituar jo vetëm njohuri teorike por edhe praktika konkrete dhe këshilla profesionale për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofrojnë.

ASET krenohet me një përvojë të pasur dhe tëkonsoliduar në organizimin e trajnimeve profesionale, duke zgjedhur trajnerë të kualifikuar dhe me eksperiencë të gjerë në fushën e shëndetësisë dhe shërbimeve sociale. Ky angazhim garanton cilësi të lartë dhe përfitime të prekshme për pjesëmarrësit.

Design by Gremza