Shqipëria e Dëshmorëve

29 Nëntori 1944 shënon ditën e triumfit të popullit Shqipëtar, një ditë që mbart vlera të papërsëritshme për historinë tonë kombëtare dhe që përcjell te brezat e rinj mesazhin e sakrificës dhe unitetit për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur. Kjo ngjarje përfaqëson kulmin e një lufte të gjatë dhe të përgjakshme që kërkoi sakrificën e shumë patriotëve, të cilët me guxim dhe vendosmëri luftuan për lirinë e vendit të tyre. Me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm, projekti ynë “Shqipëria e Dëshmorëve” synoinderimin e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) dhe të gjithë dëshmorëve të atdheut, si dhe promovimin e vlerave patriotike dhe historike që përfaqësojnë. Ky aktivitet synonte gjithashtu forcimin e lidhjes mes brezave dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për kontributin e të parëve në ndërtimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë. Aktiviteti u organizua më 20 nëntor 2024 dhe u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë me pjesëmarrjen e 500 personave, përfshirë personalitete të shquara të politikës, përfaqësues të institucioneve në nivel Qëndror dhe Lokal dhe familjarë të dëshmorëve.

Gjatë aktivitetit u shfaqelektronikishtdhe një ekspozitë fotografike-dokumentare, që përmbante materiale të rralla historike.

Aktiviteti përfshinte një program simbolik dhe artistikgjatëtëcilit nxënësit e shkollës “Qemal Stafa” dhe “Dora Distria” moderuan dhe interpretuan këngë e poezi patriotike.Një moment kulminant ishte dorëzimi simbolik i flamurit nga Kryetari i Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve te presidentja e qeverisë së nxënësve, duke simbolizuar kalimin e vlerave kombëtare tek brezi i ri.

Projekti “Shqipëria e Dëshmorëve” shënoi një sukses falë bashkëpunimit të ngushtë me organizatat dhe mbështetjes nga autoritetet lokale dhe qendrore. Përkushtimi dhe simbolika e këtij aktiviteti përçuan mesazhe të fuqishme mbi rëndësinë e ruajtjes së vlerave dhe trashëgimisë kombëtare. Synimi për të kthyer aktivitete të tilla në traditë do të ndihmojë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e lidhjeve mes brezave.

 

 

 

Design by Gremza