Tirana e Zotit dhe e Mikut

Periudha e implementimit :Korrik –Nëntor 2024

 

“TIRANA e Zotit dhe e Mikut” projekti i mbështetur nga Bashkia Tiranë, është një iniciativë unike që synon të sjellë në pah bukuritë e shumta të kryeqytetit tonë të dashur Tiranës.Ky projekt është një përpjekje e veçantë për të promovuar trashëgiminë e pasur historike, kulturore, natyrore dhe bashkëjetesën fetare të Tiranës, duke ofruar një përvojë të plotë dhe të paharrueshme për çdo vizitor me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.

Botimi i një ALBUMI (shqip/anglisht)të mrekullueshëm, i cili përmban elemente historike, tradite dhe kulture, duke përfshirë gjithashtu turizmin fetar dhe fotografi të atraksioneve natyrore shërben si një udhërrëfyes vizual për ata që dëshirojnë të zbulojnë dhe të ndiejnë frymën e vërtetë të Tiranës, duke pasqyruar harmoninë e bukurisë natyrore dhe trashëgimisë kulturore që qyteti ynë ofron.

Për të pasuruar më tej përvojën turistike, projekti ynë përfshin gjithashtu guida të dedikuara për turistët, të cilët do të jenë të veshur me kostume popullore tradicionale tiranase.

Këto guida do të ofrojnë jo vetëm njohuri dhe informacion të vlefshëm për atraksionet dhe historinë e Tiranës, por gjithashtu do të krijojnë një atmosferë autentike dhe mikpritëse, duke bërë që vizitorët të ndihen të mirëpritur dhe të lidhur me traditat e lashta të këtij qyteti. Për të gjithë turistët që dëshirojnë të kenë një kartolinë të bukur nga kryeqyteti mund ta bëjnë pranë të rinjve të veshur me kostume popullore tiranase.

“TIRANA e Zotit dhe e Mikut” është më shumë se një projekt turistik; është një ftesë për të zbuluar thellësitë e shpirtit të qytetit tonë dhe për të përjetuar mikpritjen dhe dashurinë që Tirana ka për të ofruar në një mënyrë krejtësisht të re dhe emocionuese.

 

Projekti nëpërmjet aktivitete përforcon lidhjen e vizitorëve me trashëgiminë e pasur të qytetit.Ky projekt është një iniciativë që synon të lidh të kaluarën me të ardhmen, duke krijuar një platformë unike për të prezantuar trashëgiminë e pasur të Tiranës në një mënyrë inovative dhe tërheqëse.

 

 

Design by Gremza