Periudha e implementimit:Janar – Dhjetor 2024
Qendra ASET në partneritet me Këshillin e Qarkut Tiranë, me financim nga fondi social dhënë nga Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka identifikuar dhe ka ofruar shërbim për më shumë se 300 të moshuar në Qarkun Tiranë dhe po vijon aktivitetet e saj të asistencës shtëpiake duke ju dedikuar të moshuarve të vetmuar dhe me probleme të mprehta social-ekonomike.
Prej katër vitesh Qendra ASET ofron shërbime të integruara sociale dhe shëndetësore, mbështetëse për të moshuarit e vetmuar dhe në nevojë, në banesat e tyre, duke ofruar përkujdesje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme.
Ky shërbim po ofrohet si një shërbim i integruar, unik dhe i specializuar, shumë i domosdoshëm për Tiranën, e cila tashmë ka marrë një zhvillim të gjithanshëm, është heterogjene dhe e mbipopulluar, ku prevalojnë të moshuarit e vetmuar si një fashë e rrezikuar nga ana sociale dhe ekonomike, në një realitet ku familja tradicionale po përjeton “krizën e saj”.
Ngritja e një shërbimi në banesë i cili është unik, i specializuar, dhe një shërbim i qëndrueshëm dhe efikas, i gatshëm për t’u ofruar në cdo kohë, dhe jo vetëm në periudha specifike i cili konsiston në shërbime cilësore bazuar mbi Standartet e miratuara nga Ministria Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Shërbimi është ofruar nëpërmjet figurave profesionale të tilla si punonjës social, psikolog dhe infermier.
Tashmë është arritur që nëpërmjet shërbimit të përmirësojmë cilësinë e jetesës së 300 të moshuarve dhe të ofrojnë mbështetje për ta në mënyrë që të jenë sa më autonomë dhe të nxisim mundësitë që të ofrojnë potencialin e tyre të plotë. Prania e vazhdueshme e një punonjësi social i ka ndihmuar ata që të rikuperohen dhe të përmirësojnë statusin duke jetuar në banesën e tyre e duke shmangur institucionalizimin. Projekti ka arritur të krijojë një model të ri për asistencën shtëpiake, duke ofruar mbështetje dhe kujdes për ata që e kanë më shumë nevojë veçanerisht të moshuarit.