Nga Tirana në Europë-Guidë rinore mbi Historinë e Traditën e Kryeqytetit

Periudha e implementimit :Qershor 2022 – Shtator 2022

Projekti i mbështetur financiarisht nga “Kongresi Rinor Kombëtar” synoi te promovojë historinë, trashigiminë kulturore kaq të pasur si bukuritë natyrore të Tiranës – duke ideuar edhe nje revistë që përmban informacione dhe fotografi të Tiranës, duke ofruar një prezantim sa më dinjitoz për turistët që e vizitojnë. Materialet e revistës janë përgatitur nga një ekip ekspertësh, duke përfshirë fotografë që kanë kapur pamjet më të bukura të Tiranës, si dhe historianë dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore që kanë dokumentuar datat dhe faktet më të rëndësishme të historisë së qytetit. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar gjithashtu kulinarisë së pasur të Tiranës, si dhe kombinimit të mrekullueshëm midis pjesës rurale dhe asaj urbane të qytetit.Përmes kësaj reviste, turistët kanë mundësinë të zbulojnë thesaret e fshehura të qytetit, nga objektet kulturore dhe historike deri te peisazhet natyrore që e rrethojnë. Revista është gjithashtu e aksesueshme në mënyrë elektronike në gjuhën angleze dhe shqip.

Një aspekt thelbësor i projektit ka qenë përfshirja e të rinjve në promovimin e kulturës dhe traditave shqiptare.Të veshur me kostume popullore nga trevat e ndryshme të Shqipërisë, ata kanë punuar me përkushtim në terren, duke mirëpritur dhe informuar turistët.Përfshirja e të rinjve në guida turistike pati një rëndësi të veçantë, pasi solli përfitime të shumta për të dyja palët.Së pari, ata transmetuan energji rinore dhe entuziazëm që ndikoi pozitivisht në përvojën e turistëve. Duke qenë të angazhuar në udhërrëfime, ata ishin në gjendje të përcillnin pasionin e tyre për historinë, kulturën dhe traditat vendase, duke e bërë eksperiencën më të gjallë dhe të këndshme për vizitorët.

Nga ana tjetër, kjo përfshirje ndihmon të rinjtë të zhvillojnë aftësi profesionale.Përmes ndërveprimit me turistë të huaj ata përmirësuan aftësitë e komunikimit në gjuhë të huaja, mësuan të menaxhojnë situata të ndryshme dhe fitojnë përvojë praktike në sektorin e turizmit, një nga industritë më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Design by Gremza