Profesionistët lokalë kuptojnë sensibilitetin e aftesisë së kufizuar në mbrojtjen sociale

Periudha e implementimit :Tetor 2022 – Dhjetor 2023

Duke filluar nga viti 2022, me mbështetjen e UNICEF, Qendra ASET filloi të kontribuojë në realizimin e  reformës së vlerësimit të aftësisë së kufizuar sipas modelit biopsikosocial. Në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe me Shërbimin Social Shtetëror është fuqizuar personeli mjekësor dhe social i përfshirë në skemën e vlerësimit duke zhvilluar trajnime të një pas njëshme në 12 Qarqe të vendit.Trajnimet janë zhvilluar fillimisht me mjekët e familjes, mjekët specialistë por edhe me Administratorët socialë duke trajnuar në total 585 mjekë  dhe administratorë socialë.

Paralelisht Qendra ASET ka punuar për të ngritur forumet rajonale gjatë vitit 2023 në kuadër të projektit, të cilat rezultuan si një praktikë e mirë për të bashkuar aktorë të ndryshëm rajonalë. Kjo eksperiencë e krijuar nga Qendra ASET bëri të mundur ngritjen e platformës së forumeve për të forcuar më tej dialogun ndërmjet nivelit lokal, rajonal dhe qendror në procesin e zbatimit të vlerësimit biopsikosocial dhe forcimin e lidhjeve me mekanizmin vendor të referimit, ofruesit e shërbimeve dhe profesionistëve në fushën sociale.Në të njëjtënkohë, u vu re nevoja për të forcuar më tej lidhjet dhe bashkëpunimin ndërmjet komisionevemultidisiplinare dhe ofruesve të shërbimeve të nivelit vendor dhe mekanizmit vendor tëreferimit. Për këtë qëllim platforma e forumeve u pa e nevojshme që të zhvillohet për të forcuar më tejdialogun ndërmjet nivelit lokal, rajonal dhe qendror në procesin e zbatimit të vlerësimitbiopsikosocial dhe forcimin e lidhjeve me mekanizmin vendor të referimit, ofruesit eshërbimeve dhe profesionistët, objektiv ky i arritur për vitin 2023.

Komisionet e vlerësimit janë mbështetur me materiale promocionale për të arritur ndërgjegjësimin e komunitetit mbi mënyrën e re të vlerësimit të aftësisë së kufizuar. Për këtë qëllim është prodhuar edhe një video spot me histori reale e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale.

Design by Gremza