Së bashku për post Covid-19

Periudha e implementimit :Korrik 2021-Korrik 2022

Qendra ASET, me mbështetje financiare nga Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, pas pandemisë Covid-19, në vitin 2021 u evidentua qartë se nevoja për mbështetje të veçantë për personat e moshuar dhe ata me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore ishte një domosdoshmëri. Këto grupe vulnerabël u përballën me ndjenja pasigurie dhe izolimi gjatë periudhës së karantinës.Situata sociale e këtyre individëve ishte e rëndë për shkak të ndikimeve të vazhdueshme të virusit dhe sfidave psiko-sociale që u përballën për më shumë se një vit.

Për të adresuar këto nevoja, Qendra ASET, me mbështetje financiare nga Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, për rreth një vit ofroi këshillime dhe terapi psiko-sociale on line. Ky shërbim për t’u ardhur në ndihmë individëve përfshiu edhe shpërndarjen e broshurave informuese për përballimin e pasojave të pandemisë si dhe përfshirjen e një rrjeti vullnetarësh të cilët u angazhuan edhe për socializimin e të moshuarve të cilët ishin popullsia më e izoluar gjatë pandemisë me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe lehtësimin e pasojave të pandemisë.

Ky model i ri i shërbimeve online për këshillim dhe terapi u zhvillua nëpërmjet një protokolli të standardizuar dhe manualeve të hartuara për qëllim të ofrimit të këtij shërbimi. Përmes këtyre shërbimeve, profesionistët synuan që individët në nevojë aftësoheshin për të menaxhuar më mirë problemet e tyre sociale dhe psikologjike, duke kontribuar në një jetesë më të shëndetshme dhe të qëndrueshme në periudhën e vështirë post covid. Terapia e këshillimit online pas COVID-19 u mundësoi edhe individëve në zona rurale ose të largëta, që nuk kishin pasur akses të lehtë në profesionistë të shëndetit mendor, të marrin këshillim pa qenë të nevojshme të udhëtojnë si dhe grupet vulnerabël (personat me aftësi të kufizuara ose ata me probleme shëndetësore kronike) kanë përfituar nga terapia online, pasi kanë mundur të marrin mbështetje pa pasur nevojë të përballen me barrierat fizike të lëvizjes.

Design by Gremza